Shkolla Fillore Komunale “Said Najdeni” – Dibër shpreh mirënjohje të veçantë për prof. Ajhan Hani Xhila dhe Drejtoreshën e Shkollës së Mesme Komunale “Niko Nestor” – Strugë, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës sonë, si dhe për nxënësit që morën pjesë në orën e lëndës zgjedhore “Gatimi” së bashku me nxënësit e klasave të pesta.
Gjithashtu, një falënderim i posaçëm u drejtohet sociologes dhe mësueseve të klasave të pesta të shkollës sonë për përkushtimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie.
Kjo vizitë dhe bashkëpunimi mes shkollave përbën një përvojë të vlefshme, e cila kontribuoi në pasurimin e procesit mësimor dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve arsimore.
Ju falënderojmë të gjithëve për angazhimin dhe shembullin e vyer që dhuruat!
Me respekt,
Drejtoria e Sh.F.K. “Said Najdeni” – Dibër








