Respekt, mirënjohje, kujtime të bukura!
Dita e Mësuesit është dita kur nderojmë ata që me përkushtim e dashuri ndriçuan rrugën e dijes për breza të tërë.
Këtë 7 Mars do të festojmë me të gjithë ju mësuesit në pension që keni lënë gjurmë të pashlyeshme në jetët tona!
Në vazhdim po ju përcjellim një buqetë me urime nga nxënësit e shkollës sonë.
Gëzuar 7 Marsin!
Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK “Said Najdeni” – Dibër
