Festat e Nëntorit

Nëntori historik i festave ka filluar dhe fryma e tij ndjehet edhe në shkollën tonë.U bëmë bashkë sërish këtë nëntor të kuq, nëntor i ngjarjeve të mëdha historike të kombit tonë, për të kujtuar këto data që udhëtojnë në kohë veshur kuq e zi dhe mbërrijnë sot gëzueshëm duke na bërë të ndihemi krenar për atë që jemi.

E kësaj here nën moton ,,Traditat janë vlerë,, nxënësit e shkollës sonë, nën udhëheqjen e arsimtareve, me përkushtim të madh arritën që në ambientet e shkollës të krijojnë këndin ,,Oda tradicionale,, e cila ka për qëllim ngjalljen e dashurisë ndaj kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Me këtë rast një falënderim i veçantë shkon për të gjithë nxënësit, prindët dhe të punësuarit që ndihmuan në realizimin e këtij projekti. Ju faleminderit!

Gëzuar Ditën e Alfabetit dhe Ditën e Flamurit! Urojmë që këto ditë të mbeten simbol i unitetit, krenarisë dhe qëndresës sonë kombëtare!

Koordinatorë:

Arlinda Sharofi dhe Rona Krkuti

Lista e nxënësve

Arta Sela, Erblin Popinara, Migena Ibrahimi, Qenan Asani, Elisa Sinanoska, Besjan Daci, Lejla Muftiu, Leotrim Asa, Vlera Sela, Blini Sela, Antigona Perçe, Gentian Kërkuti, Gentiana Mashkulli, Lorik Duka, Medine Shtrezi, Muhamed Lala, Gojart Daci, Agon Lleshi.

Me respekt,

Stafi i mësimdhënësve,

SHFK “Said Najdeni”-Dibër

Drejtor

Burim Kaziu