Donacion-Romacted

ROMACTED, Shoqatë e Financuar nga Unioni Evropian me ndihmë të Komunës Dibër dhe ShHR “Hëna”-Dibër bëri Donacion një shumë të konsiderueshme të materialeve shkollore (fletore, goma, vizore, ngjyra, mprehëse, lapas etj) për nxënësit e ciklit të ulët (kl.I-III) bashkë me nxënësit të përkatësisë rome. Shpresojmë se me këto materiale nxënësit do të arrijnë edhe më shumë rezultate në mësime. Drejtoria e shkollës në emër të institucionit, të arsimtarëve të klasëve dhe në emër të prindërve të nxënësve, donatorëve ju shprehim mirënjohje dhe falenderim.Në vazhdim disa foto për të konfirmuar pranimin dhe shpërndarjen e donacionit. Me Respekt, Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë SHFK “Said Najdeni” – Dibër Drejtor Burim Kaziu