Bashkëatdhetarët tanë nga SHBA Aqif Gjunkshi, Fatjon Kolari, Jetmir Jani, Gerti Kërçishta si dhe Blendi Kolari dhe Durim Kllobuçishta shprehën dëshirën e tyre dhe mundësuan që për Festën e Vitit të Ri-2022, t’ju dhurojnë nga një qese-pako të gjithë nxënësve (kl. I – IX) pranë SHFK “Said Najdeni” –Dibër. Pakot u shpërndanë nga shërbimi teknik i shkollës (falenderojmë edhe Adhurim Kolarin për angazhimin në sjelljen e pakove në shkollë). Drejtoria e shkollës në emër të institucionit, të stafit të mësimdhënësve, të punësuarve si dhe në emër të prindërve të nxënësve shpreh mirënjohje dhe falenderim për personat e lartëpërmendur për këtë donacion me të cilin i gëzuan të gjithë nxënësit e shkollës me rastin e Festës së Vitit të Ri 2022.GËZUAR 2022!
Me Respekt,Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranëSHFK “Said Najdeni” – Dibër Drejtor Burim Kaziu