7 Marsi

Do të shprehim disa fjalë për Patronatin e shkollës dhe Ditën e Mësuesit të shkollës shqipe- 7 marsi në distancë (në faqen tonë zyrtare) për shkak të masave mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet e që lidhen me Pandeminë me Covid-19. Mbetemi me shpresë së kjo Pandemi do të kalojë sa më shpejt, e të gjithë ti kthehemi normalitetit.Mësonjëtorja e Korçës është simbol i dijes, ndriçimit dhe përparimit të kombit, është kulti që na kthen pas në kohë dhe na nxit të reflektojmë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, duke kujtuar me pietet të lartë të gjithë ata heronj që hodhën një gur në themelet e zhvillimit dhe përparimit kombëtar.E ne sot, në këtë 7 Mars, nuk na mbetet gjë tjetër përpos të shprehim mirënjohjen e thellë e të përulemi deri në pafundësi për figurat e tilla si Pandeli Sotiri, motrat Qiriazi, Said Najdeni e të tjerë të cilët në kohët më të vështira për kombin tonë shëndritën si fanar në rrugën e diturisë, ata të cilët janë faqja më e ndritur e historisë…Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!Respekt e mirënjohje edhe për Ju pasardhës të tyre që jeni misionarë të dijes e udhërrëfyes në jetë!Gëzuar festën edhe ju nëna të dashura! U jemi mirënjohës përjetë!Nxënësit e SH.F.K. ,,Said Najdeni,,-Dibër nga distanca shprehin urimet e tyre të sinqerta për 7 Marsin-Ditën e mësuesit dhe Patronatin e shkollës. Le ti dëgjojmë sëbashku! Urimet e tyre të mbushin plot kënaqësi!Falenderim për përgaditjen e tekstit dhe Videoinçizimit arsimtarët Arlinda Sharofi dhe Miron Mulladauti si dhe nxënësit që me anë të videos kanë shprehur urimet e tyre për Ditën e Patronatit dhe Festat e marsit.Urime për të gjithë!Me respekt,Stafi i mësimdhënësve dhe ekipi menaxhues, Sh.F.K. “Said Najdeni” – Dibër Drejtor Burim Kaziu